Shoqatat e biznesit bëhen bashkë: Rënia e euros po na falimenton

Shoqatat e biznesit janë mbledhur sot në një deklaratë të përbashkët për shtyp, duke shprehur shqetësimin për efektin që zhvlerësimi i euros po jep në aktivitetin e tyre.

Ata kanë paralajmëruar falimente dhe pasoja të rënda në ekonominë e vendit dhe janë treguar mjaft të ashpër në gjuhën ndaj institucioneve, teksa shtuan se bizneset prodhuese dhe eksportuese janë në limitet e ekzistencës së tyre.

 “Tashmë pasojat tepër të renda nga mbiçmimi I lekut me kursin e këmbimit po shfaqin efektet e para. Në tërësi në ekonomi, humbje dyshifrore prej disa muajsh radhazi po japin efekte drejtpërdrejt në xhepat e qytetarëve, që të ardhurat I kanë nga remitancat, jo pak nga ata që I kanë kredi për shtëpi në euro”, tha Alban Zusi, nga Shoqata e Eksportuesve.

Ai shtoi se specifikisht për bizneset eksportuese është I garantuar falimenti.

“Gjatë kësaj periudhe bizneset, sidomos ato eksportuese kanë ndjekur rrugën institucionale për të adresuar rreziqet me aktorët institucionalë për zgjidhjet. Por është fakt që nuk ka pasur një progres, ndërsa regresi I kompanive eksportuese deri në faliment është realitet që përkeqësohet përditë.

Deklaroj se është konstatuar se mjerisht ekspertë, këshilltarë ekonomikë të institucioneve qendrore e publike në të cilët është diskutuar katastrofa ekonomike për shkak të mbiçmimit të pakontrolluar dhe pashpjegueshëm të lekut nuk kanë vetëdije tëplotë mbi rëndësinë e situatës dhe dimensionet e pasojave ekonomike dhe sociale që mund të prodhojë ende në vijim kjo situatë.

Këto stafe që këshillojnë ekonominë është fakt që efektivisht po e çkëshillojnë atë, për shkak të mos njohjes së ekonomisë reale, por edhe papërgjegjshmërisë që ato kanë.

Banka e Shqipërisë jo vetëm që nuk ka treguar ndonjë rol për të stabilizuar tregun e këmbimit valutor por ka refuzuar për të bërë transparencë për përmbushjen e detyrave ligjore që ka lidhur me ecurinë e këmbimit valutor për të shpjeguar me statistika e të dhëna të kuptueshme se çfarë ka ndodhur që po mbiçmohet monedha vendase ne Shqipëri ndryshe nga kudo në Europë, çfarë projeksioni dhe perspektivë ka kjo çështje.

Nuk ka asnjë shpjegim zyrtar nga banka e Shqipërisë.

Bizneset eksportuese të parat, por edhe të gjitha bizneset e tjera dhe qytetarët ushtrojnë aktivitet ekonomik dhe financiar në ambient të pasigurt.

Pas disa takimeve të pafrytshme me institucionet , jemi këtu sot për të deklaruar publikisht se bizneset eksportuese por edhe ato prodhuese janë në limitet e rezistencës ekonomike e financiare të tyre. Po ashtu janë prodhuar dëme, pasojat e të cilave do të ndihen në muajt në vijim, por nëse zgjidhja e situatës nuk do të bëhet menjëherë pasojat afatgjata ekonomike dhe sociale do të jeën shumë të renda dhe buxheti I shtetit dhe ekonomia në tërësi do të ballafaqohet për ti kompensuar me buxhete shumë të të larta se sa ato që kërkon zgjidhja të menjëhershme”, tha Zusi.

Euro ka shënuar një rënie të ndjeshme vitet e fundit, por më e fortë ka qenë tkurrja këtë vit. Aktualisht një euro këmbehet afër nivelit të 100 lekëve, që është niveli historik më i ulët që kur euro doli si monedhë fizike në vitin 2002. Në krahasim me fillimin e vitit, kur këmbehej me 117.5 lekë euro ka rënë me 14.4%.

Banka e Shqipërisë ka deklaruar vazhdimisht se rënia e euros lidhet me përmirësimin e ekonomisë dhe shtimin e turizmit në vend.

Megjithatë, euro ka qenë në një tendencë nënçmuese prej disa vitesh, e ndikuar dhe nga flukset informale të hyrjes së valutës në vend, kryesisht në tregun e pasurive të paluajtshme në kryeqytet dhe bregdet./MONITOR

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme