Shoqatat presin fushatë të ashpër politike

Gazetar: Adnan Qaili

Me ardhjen e fushatës parazgjedhore, ashpërsohet edhe retorika e partive politike. Për tri javë partitë politike do të promovojnë programet e tyre politike me takime të drejtpërdrejta me qytetarët nëpër të gjitha zonat. Por, sipas organizatave, të cilat do të monitorojnë procesin zgjedhor kjo fushatë do të jetë e tensionuar. Nga Organizata jo qeveritare “CIVIL” thonë se partitë politike vetëm se kanë nisur para kohe të shpallin zotimet e tyre se çfarë janë në gjendje të bëjnë në mandatin e ardhshëm për të marr votat e qytetarëve.

“Fushata zgjedhore presim të jetë agresive, e mbushur me tone diskredituese në diskursin publik. Në fjalime do të përdoret gjuha e urrejtjes në baza të ndryshme, si në aspektin etnik, gjinor dhe gjëra tjera.
Sa i përket organizimit të zgjedhjeve, nuk kemi dyshim se nëse respektohen ligjet do të jenë demokratike sepse në vend ekzistojnë institucione që mbajnë rendin dhe autoritete që sigurojnë ambient pozitiv në to.
Sa i përket vetë ‘luftës’ politike në fushatën parazgjedhore nuk presim sjelle fer nga asnjëra palë që do të merr pjesë në zgjedhje, përkundrazi do të jetë një lojë ‘ftoftë-nxehtë’”, deklaroi Xhabir Derralla, Organizata joqeveritare “CIVIL”.

Rrethi parë i Zgjedhjeve Presidenciale do të mbahet me 24 prill, kurse pas dy javësh, përkatësisht më 8 maj, së bashku me rrethin e dytë për zgjedhjen e Presidentit të ri të shtetit do të mbahen edhe Zgjedhjet Parlamentare. Sipas OJQ-së CIVIL gara do të jetë e fortë në të dyja blloqet, sikurse te shqiptarët ashtu edhe te maqedonasit në mes pozitës dhe opozitës aktuale. Ata iu bëjnë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe mos të bien pre e provokimeve politike, nga që edhe matjet e rejtingut nëpër rrjetet sociale nuk janë edhe aq relevante dhe besueshmëria e tyre është e diskutueshme varësisht nga qarqe të ndryshme që publikohen. Derralla tha se CIVIL sivjet do të monitoroj të dyja proceset zgjedhore me ekipe mobile në çdo vendvotim dhe në Komisionet Komunale Zgjedhore por edhe direkt në KSHZ. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme