Shoqëria civile dënon dhunën ndaj tyre, fton organet e PDK -së të marrin përgjegjësi

Shoqëria civile kanë mbajtur konferencë për media lidhur me dhunën e përdorur nga sigurimi i PDK-së, gjatë kohës kur ata ishin duke vendosur disa mbishkrime tek selia e partisë, me të cilat kundërshtonin Projektligjin për Financimin e Subjekteve Politike.

Ismet Kryeziu nga KDI ka thënë se dënojnë dhunën e përdorur nga ta, derisa ka ftuar organet e PDK-së të marrin përgjegjësi.

“Shoqëria civile, dënon dhunën e ushtruar ndaj pjesëtarëve të organizatave jo qeveritare dhe i bënë thirrje PDK-së, që si subjekti më i madh në koalicionin aktual qeverisës, të marrë barrën e përgjegjësisë që u takon dhe me veprimet e tyre të kontribuojnë në ndërtimin e shtetit, duke respektuar standardet e shoqërive demokratike dhe të drejtën elementare për bashkim qytetarë, shprehje të lirë dhe protesta të qeta. Shoqëria civile kërkon qëndrim dhe masa të veprimit nga PDK-ja, për veprimet e dhunshme të stafit të saj”, është thënë në konferencë.

“Marshi i Refuzimit” ka mbledhur sot shoqërinë civile në kundërshtim të këtij Projektligji, ndërkaq mbishkrime kanë vendosur edhe në selitë e partive tjera.

Ata kanë njoftuar se kanë marrë leje për vendosjen e mbishkrimeve, ani pse në selinë e PDK-së hasen në rezistencë, duke u nxjerrë jashtë me dhunë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme