Lëvizja Vetëvendosje është partia më transparente në Kosovë, sidomos në aspektin e shpenzimeve në fushata.
Kështu e ka paraqitur partinë që i takon Ilir Cacaj nga Vetëvendosja gjatë një debati për shpenzimet e partive gjatë fushatës së 11 qershorit organizuar nga Demokraci Plus, njofton Klan Kosova.
Në po këtë debat ka ndodhur një mospajtim mes PDK-së dhe Shoqërise Civile e cila ka akuzuar Partinë Demokratike të Kosovës se nuk janë subjekt transparent.
Por Vjosa Sheholli nga PDK ka thënë se raportet e tyre nuk janë të qasshme në internet pasi sipas saj ata kanë probleme të mëdha me uebfaqen e tyre./Sakte.net