Shoqërimi me forcë i Ilir Metës, analisti: Skena të ekzagjeruara! Shqipëria mund të ketë 100 probleme, nuk jemi në pikën të themi policia po rrëmben njerëz rrugëve

Analisti Fitim Zbekthi, ka komentuar momentin e arrestimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili u vu në pranga ditën e djeshme me forcë nga efektivët e veshur civilë.


I ftuar në emisionin “Open” në Neës 24, Zbekthi u shpreh se skenat e arrestimit ishin të ekzagjeruara, duke iu referuar faktit se Meta ka shërbyer në detyra të larta të shtetit.

“Skenat të ekzagjeruara, nuk ishte e mirë sidomos për dikë që ka shërbyer në krye të shtetit. Edhe debati është ekzagjeruar pasi ofiqarët e lartë të shtetit duhet të jenë të parët që nuk duhet të kundërshtojnë një vendim të organeve policore, gjyqësore.”, tha ai.

Nga ana tjetër, analisti tha: “Shqipëria mund të ketë 100 probleme nuk jemi në atë pikë që të themi policia po rrëmben njerëz rrugëve”

“Skenat të ekzagjeruara, nuk ishte e mirë sidomos për dikë që ka shërbyer në krye të shtetit. Edhe debati është ekzagjeruar pasi ofiqarët e lartë të shtetit duhet të jenë të parët që nuk duhet të kundërshtojnë një vendim të organeve policore, gjyqësore. Edhe po ka ndaj teje një vendim që mund të jetë problematik, duhet të zbatohet.

Gjithë thelbi, ideali ka të bëjë me barazinë para ligjit. Nuk ka të pasur të varfër, të fortë më pak të fortë, politikanë apo jo politikanë. Edhe Meta nuk duhej të kundërshtonte, edhe pse nuk e di nëse ka kundërshtuar.

Shqipëria mund të ketë 100 probleme nuk jemi në atë pikë që të themi policia po rrëmben njerëz rrugëve”, tha Zekthi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme