Edhe për kimi Çmimi Nobel ndahet për tre shkencëtarë të cilët janë inspiruar me fuqinë e evolucionit. Në herët janë ndarë çmimet për mjekësi dhe fizikë.
Shkencëtarja amerikane Frances H. Arnold e ka fituar gjysmën e Çmimit Nobel për vitin 2018 në kimi për punën e saj se si kimistët prodhojnë enzime të reja duke e ndarë atë me amerikanin tjetër Geroge Smith dhe Sir Gerogy Winter nga Britania e Madhe, për hulumtimin që ka çuar në trajtime farmaceutike dhe shërimin e kancerit, ka kumtuar sot Akademia Mbretërore e Suedisë për shkencë.
“Sivjet laureatët e Nobelit nga fusha e kimisë kanë qenë të inspiruar me fuqinë e evolucionit dhe kanë përdorur parimet e njëjta – ndryshimet gjenetike dhe selektimin në mënyrë që të zhvillojnë proteinat të cilat i zgjidhin problemet kimike të njerëzimit”, pretendohet në arsyetimin e Akademisë Mbretërore, transmeton Reuters.
Shpërblimi për kimi është Çmimit Nobel tretë i ndarë sivjet.
Më herët janë ndarë çmimet për mjekësi dhe fizikë.