Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 7 qershor, në mbledhjen e sotme.
“Me 10 vota për shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 7 qershorit 2026”, tha kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, pasi u numëruan votat e Komisionit.
Ai shtoi se pas këtij vendimi, kandidatët kanë të drejtë ankese ndaj shpalljes së rezultatit në afat prej 48 orësh, duke filluar nga ora 12:00 sot, dhe që përfundon deri në orën 12:00 të hënën.
Radoniqi ka bërë të ditur se Lëvizja Vetëvendosje, me 47.13 për qind të votave, ka fituar 53 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës 22 ulëse me 19.44 për qind të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës 18 ulëse, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7 ulëse.



