Shpallet lista e këngëve konkurruese për edicionin 32-të të festivalit “Zambaku i Prizrenit”

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Prizrenit së bashku me organizatorët e festivalit Zambaku i Prizrenit, shpallin listën e këngëve konkurruese të përzgjedhura për të qenë pjesë e garës zyrtare të këtij edicioni të festivalit.

Festivali tradicional i këngës së lehtë Zambaku i Prizrenit sivjet shënon edicionin e tridhjetë e dytë dhe organizohet me 24 korrik në bahçen e Kino Lumbardhit në Prizren. Juria Profesionale për shpalljen e këngëve fituese do të bëj përzgjedhjen e tri këngëve më të mira të festivalit për çmimin e parë, dytë dhe tretë, dhe të gjithë pjesëmarrësit në mbrëmjen e Zambakut do të kenë mundësinë të votojnë për këngën e tyre të preferuar, e cila edhe do të rrëmbej çmimin kryesor të festivalit atë të Zambakut të Prizrenit.

Nga 36 këngët konkurruese të edicionit të 32-të, juria profesionale/seleksionuese e përbërë nga: Arben Skenderi – Prof. Celist/Kompozitor (kryetar jurie), Elvis Bytyqi – Prof. Kitarist (anëtar) dhe Dardan Gjinolli – Prof. Saksafonist (anëtar), kanë përzgjedhur 16 këngët garuese të festivalit si në vijim:

  1. Më nuk je – Besmir Shishko

Muzika dhe Orkestrimi: Artan Elshani, Vargjet: Besmir Shishko

  1. Medusa – Rovena Dilo

Muzika dhe Orkestrimi: Hitman, Vargjet: Rovena Dilo

  1. Kur vallëzuam ne të dy – Agim Tejeci

Muzika dhe Vargjet: Agim Tejeci, Orkestrimi: Besim Mydyti

  1. S’ngrohet zemra ime – Jehona Lumi

Muzika dhe Orkestrimi: Rinor Ukimeri, Vargjet: Jehona Lumi

  1. Sarıl bana – Tolga Kazaz

Muzika: Husein Kazaz, Orkestrimi: Armend Shala, Vargjet: Hakan Denker

  1. Të dua ty – Mariza Ikonomi

Muzika dhe Orkestrimi: Endrit Shani, Vargjet: Mariza Ikonomi

  1. Bukuria – Artan Bakia

Muzika dhe Orkestrimi: Artan Bakia, Vargjet: Naim Frashëri

  1. Vendi nën diell – Donika Rushiti

Muzika: Seb Delhysa, Orkestrimi: Armend Shala, Vargjet: Mark Gojani

  1. Se do dashuronte dashuria – Ilir Baxhaku

Muzika dhe Orkestrimi: Gazmend Kraja, Vargjet: Lasgush Poradeci

  1. Me gjysëm zëri – Klea Kasemi & Klara Doci

Muzika: Klea Kasemi, Orkestrimi: Aldo Marku, Vargjet: Klara Doci

  1. Këtu besëlidhja – Arsim Nushi

Muzika: Arsim Nushi, Orkestrimi: Ruzhdi Sadiku, Vargjet: Gani Muhaxhiri

  1. Prilli nuk e dinte – Diana Toska

Muzika: Veton Perolli, Orkestrimi: Artan Elshani, Vargjet: Irena Bano

  1. Dashni e rrallë – Rei Bezhani

Muzika dhe Vargjet: Eriona Rushiti, Orkestrimi: Enis Mullaj

  1. Fry moj erë – Elizabeta Janaqi

Muzika dhe Orkestrimi: Naim Krasniqi, Vargjet: Milaim Islami

  1. Özledim – Hürmet Celina

Muzika dhe Vargjet: Hürmet Celina, Orkestrimi: Sertan Sallahi

  1. Ndarja – Ruzhdi Sadiku

Muzika dhe Orkestrimi: Rron Sadiku, Vargjet: Qemail Juniku.

Festivali i këngës së lehtë “Zambaku i Prizrenit” është themeluar në vitin 1986 nga institucionet e atëhershme kulturore të Kosovës, si ngjarje e vetme kulturore që kultivon zhanrin e muzikës qytetare, si baladat, shansonet e serenatat. Gjatë viteve të 90-a, me shkatërrimin e institucioneve kulturore dhe produksionit muzikor të RTP-së, përgjegjësinë për ruajtjen e traditës e merr SHKA “Agimi”, e cila arrin që këtë festival ta bart në vitet e pasluftës, prej kur komuna e Prizrenit merr përsipër menaxhimin e tij. Festivali i këngës qytetare “Zambaku i Prizrenit” mbahet për çdo vit në fund të qershorit/fillim të korrikut, dhe në të interpretohen këngë në gjuhën shqipe, turke e boshnjake. Zambaku i Prizrenit përveç karakterit reprezentativ, çdo vit është shquar edhe me kultivimin e artistëve dhe këngëve të reja të cilat kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në repertoarin e muzikës qytetare, duke afirmuar personalitete të njohura të muzikës si këngëtarë, kompozitorë, poetë, instrumentistë etj, të cilët i kanë begatuar vlerat e mirëfillta muzikore të vendit tonë.

Ditëve në vijim do të publikohen detaje të reja rreth organizimit të festivalit. Për më shumë info, mund të shihni faqen zyrtare të festivalit në Facebook dhe Instagram (Zambaku i Prizrenit).

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme