Ahmeti ka thënë se në bashkëpunim me DEMOS është shpallur tenderi për punimet në parkun e ri
Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se është shpallur tenderi për punimet në parkun e ri afër salles 1 Tetori.
Siç bën të ditur Ahmeti tenderi është shpallur në bashkëpunim me DEMOS për punimet në parkun e ri afër salles 1 Tetori (pjesën e sipërme).
“Ky park i ri i karakterit sportiv do ti shërbejë qytetarëve të Prishtinës per rekreacion (streetball, pinpong, fitness, shah etj). Shpallja është botuar ne gazetat ditore dhe ofertat dorëzohen deri me 15 shkurt” ka shkruar Ahmeti./21Media