Shpend Ahmeti fillon me premtimet e reja

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti bënë të ditur se tani është periudha dhjetëditore kur të gjithë mund të paraqesin informata shtesë për vetën ose për dikënd tjetër në qoftë se janë të dokumentuara, lidhur me konkursin e banesave të ndërtuara në Hajvali.


‘Komisioni për ndarjen e banesave ka përfunduar punën e vetë. Komuna e Prishtinës ka hapur konkursin për 50 banesa të ndërtuara në Hajvali’, u shpreh Ahmeti në facebook, shkruan gazetametro.net.

Gjithsej  kanë aplikuar 330 familje ndërsa janë përjashtuar 30 nga to, për deklarim të rrejshëm.

‘Në proces kanë aplikuar 330 familje, përafërisht 30 janë përjashtuar për deklarim të rrejshëm apo për mospërmbushje të kritereve për aplikim. Ndërsa 301 famillje janë vizituar dhe janë pikëzuar sipas legjislacionit në fuqi’, tha ai.

Ai bënë të ditur se tani është periudha dhjetëditore kur të gjithë mund të paraqesin informata shtesë për vetën ose për dikënd tjetër në qoftë se janë të dokumentuara.

‘Tani kemi periudhë dhjetëditore kur të gjithë mund të paraqesin informata shtesë për vetën ose për dikënd tjetër në qoftë se janë të dokumentuara, e mandej janë edhe periudhat e ankesave administrative dhe gjyqësore’, tha Ahmeti.

‘Nga 50 familjet përfituese, 43 janë me të hyra mujore më pak se 150 euro dhe me kushte shumë të rënda. Ndërsa 7 kanë qenë me të hyra në mes 150 – 250 euro. 14 përfitues janë familje të udhëhequra nga nëna vetëushqyese. Mesatarisht janë familje me nga pesë anëtarë’, shkroi Ahmeti në facebook.

Ndërsa u zotua se në 3-5 vitet e fundit do të strehojnë të gjitha familjet në nevojë për stehim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme