“Të nderuar qytetarë të Prishtinës, veçanërisht të nderuar artdashës, kompania “Cima Construction” shpreh shqetësimin e saj lidhur me apostrofimin e saj gjoja për dëmtimin e muraleve në “Rrugën B”.
Njëkohësisht, shfrytëzojmë rastin të njoftojmë opinionin se në pjesën ku kanë qenë të vendosura reklamat e kompanisë “Cima Contstruction” nuk ka pasur murale, rrjedhimisht nuk është dëmtuar puna e artdashësve, pavarësisht se kjo na është atribuar pa të drejtë.
Shprehim indinjatën tonë lidhur me këtë veprim të pamenduar të vendosjes së reklamave, e ritheksojmë – në një hapësirë boshe, në një pjesë ku nuk ka pasur murale, që është realizuar pa dijeninë tonë. Ne, si kompani, jemi duke e hulumtuar këtë rast, i cili nuk tolerohet nga kushdo që është bërë, qoftë edhe pa qëllim të keq nga ndonjë përfaqësues i kompanisë tonë.
Sinqerisht iu kërkojmë falje të gjithve, e veçanërisht komunitetit artisitik, pasi që emri i kompnaisë tonë është keqpërdorur pa të drejtë.
Kompania “Cima Construction” është një kompani që i respekton të gjitha rregulloret dhe ligjet, përfshirë edhe fushën e marketingut, gjë që lehtësisht mund të verifikohet me materialet reklamuese nëpër media të ndryshme të vendit. Si tatimpagues të rregullt, nuk na bën nderë e as nuk na shërben asnjë lloj reklame që është në kundërshtim me rregulloret dhe ligjet në fuqi. Ndërsa, ndaj atyre që janë munduar ta njollosin imazhin e kompanisë “Cima Construction” duke vendosur reklamime pa dijeninë e menaxhmentit do të ndërmerren masat përkatëse, ndërsa ata që provuan të na linçojnë publikisht, le të mbetet në ndërgjegjen e tyre!
Sinqerisht, Cima Construction”, thuhet në reagimin e kësaj kompanie, e cila ka bashkëngjitur edhe foto dëshmi lidhur me pretendimin e tyre ku vërehet se nuk ka pasur murale në gjendjen e mëparshme.
Ky reagim i kësaj kompanie, vjen pas publikimit që Shpend Ahmeti e bëri në rrjetin social duke e akuzuar atë për dëmtim të muraleve./SAKTE.NET
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10157103145902166&set=a.10150329960552166.415901.804297165&type=3&theater