Shpend Ahmeti me 81 premtime, nuk nisi realizmin e asnjërit deri tani

Kemi hyrë në muajin e katërt të vitit 2018 dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ende është në “gjumin dimëror”. Prishtina ka mbetur ashtu siç e la në mandatin e parë. Asnjë premtim nuk ka nisur ta realizojë.
Ndryshe nga se e kishte nisur mandatin e parë më shumë zhurmë, e herë herë edhe me deklarata të fuqishme politike, në mandatin e dytë po dukët më pak i zhurmshëm, dhe më pak i pranishëm në media, e edhe më pak i angazhuar në punën për të cilën e ka marrë besimin e qytetarëve.

Zotimi më i fuqishëm i Ahmetit ka qenë ‘Prishtina, qytet i pastër’. Por, më e papastër nuk ka qenë asnjëherë.

Krahas këtij zotimi, Ahmeti në zgjedhjet lokale për mandatin e dytë dha edhe 99 zotime tjera. Instituti GAP ka grumbulluar 81 premtime të Ahmetit, dhe, ky Institut ka njoftuar se deri më datë 09.02.2018, Ahmeti nuk e ka nisur së realizuari asnjë premtim të dhënë.

Premtimet e kryetarëve të komunave janë evidentuar nga Instituti GAP bazuar në paraqitjet që kanë pasur kandidatet nëpër debate televizive, nga aktivitetet e tyre në terren gjatë fushatës zgjedhore si dhe bazuar në programet përkatëse elektorale.

Por, por të shihen të gjitha premtiet që janë radhitur nga GAP, shihet se asnjëra nga to nuk ka nisur se realizuari as deri më sot.

Premtimet Ahmetit janë në dhjetë fusha, në administratë, arsim, bujqësi, ekonomi, infrastrukturë, urbanizëm, shëndetësi, etj.

Më poshtë, mund të shihni të gjitha premtimet e Ahmetit të grumbulluara nga GAP dhe shkallën zero të realizmit të tyre.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme