Shpend Ahmeti më pak vota se në 2013, Arban Abrashi më shumë se Isa Mustafa

Balotazhi i djeshëm në komunat e Kosovës, solli një rezultat të ngushtë në mes kandidatëve për kryetarë.

Garë e tillë u zhvillua edhe në Prishtinë, ku kandidatë ishin Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes dhe Arban Abrashi i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ahmeti kaloi në epërsi ndaj Abrashit me një diferencë prej 307 votave, shkruan lajmi.net.

Kandidati i VV-së, mori 50.4 për qind, ndërsa ai i LDK-së, 49.6 për qind të votave.

Në krahasim me zgjedhjet e vitit 2013, del se Ahmeti tani ka rreth 1 për qind më pak vota, pasi atëherë kishte fituar me 51.05 për qind të votave.

Abrashi ka kaluar kandidatin e atëhershëm Isa Mustafën i cili në 2013 kishte 48.05 për qind të votave.

Kujtojmë, se në Prishtinë ka mbetur e hapur mundësia për një përmbysje të rezultatit pasi mbi 1 mijë e 500 vota me kusht ende nuk janë numëruar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme