Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është përfshirë në listën vjetore të dytë të portalit informativ të Bashkimit Evropian “Politico”, njofton Klan Kosova.
Në listën e 2018-së të këtij të përzgjedhur nga redaktorët e politikës, numri një i Prishtinës është në mesin e 28 politikanëve të tjerë evropianë që janë zgjedhur për formësimin e politikës dhe ideve të Evropës.
Emri i tij u bë publik në një gala darkë që u mbajt mbrëmë në Bruksel, e cila bëri bashkë më shumë se 200 të ftuar të nivelit të lartë që përfaqësojnë sektorët publik dhe privat nga i gjithë kontinenti i vjetër.
Politico 28, klasa e vitit 2017 përfshin në botimin e saj personalitete që kanë marrë vëmendje me punën e tyre gjatë këtij viti.
Kosova për herë të parë u bë pjesë e këtij publikimi me të parin e Prishtinës pasiqë në të përfshihen vetëm politikanë që vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian.
Ahmeti në shkrim dedikuar atij quhet edhe si ‘Ndërtues i kombit”, njofton Klan Kosova.