I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është i befasuar se si zv-kryeministri i Kosovës, Ramiz Kelemendi ka fituar nga Qeveria e Kosovës një grant në bujqësi.
Ai thotë se kjo gjë i duket shumë e pabesueshme, pasi është i njëjti që ka premtuar revolucion në bujqësi, transmeton Indeksonline.
“Ramiz Kelmendi – zv kryeministër; ka marr grant nga qeveria në bujqësi? Multimilioneri që premtoi revolucion në bujqësi. Kjo me të vërtetë është e pabesueshme”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.