Shpend Ahmeti u mburr kur i vuri rrethojat në stacionin e autobusëve, u mburr edhe kur i largoi!

Në mesin e vitit 2015, Komuna e Prishtinës kishte bërë promovimin e digjitalizimin të biletave në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Në promovimin e punës së laurave digjitale dhe biletës digjitale,  në vlerë prej 35.000 euro, ky projekt ishte cilësuar si tejet i rëndësishem nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ai pretendonte se përmes digjitalizimit do të lehtësohet puna, por efekti kryesor kishte të bëjë me rritjen e transparencës dhe rritjen e të hyrave në stacionin e autobusëve, shkruan KosovaPost.

“Kjo do të thotë që ky digjitalizim e pamundëson vendimin arbitrar të individëve për të treguar se kush mund të hyjë, e kush jo. D.m.th, një autobus i cili nuk është i regjistruar dhe që nuk ka marrëveshje me stacionin e autobusëve, nuk mund të hyjë në stacion pa e bërë pagesën dhe për këtë nuk mund të vendos asnjë person që punon në laurë, e i cili mund ta ketë lëshuar më parë për shkaqe të presionit. Me reformat që po bëhen edhe sa i përket sistemit të pagesave dhe investimet të cilat janë paraparë me planin e biznesit do ta rrisin dukshëm cilësinë e shërbimeve në këtë stacion”, tha Ahmeti.

Mirëpo, dje Komuna e Prishtinës ka larguar rrethojat në stacionin  e autobusëve të cilat vend kryetari i komunës së Prishtinës i kishte vendosur gjatë mandatit të parë.

Sërish kryetari Ahmeti ka deklaruar se ky veprim ka ardhur pas identifikimit të parregullsive, ndonëse ka shtuar se të hyrat e kësaj ndërmarrjeje janë rritur pas marrjes në menaxhim nga Komuna e Prishtinës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme