Vetëvendosje nuk do të mund t’i fitojë zgjedhjet e vetme, nevojitet një bashkim i gjithë opozitës dhe i shoqërisë civile për të dalë nga zinxhiri i kapjes së shtetit.
Kështu ka deklaruar kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në emisionin Personale të Tv Dukagjinit.
Ai ka deklaruar se edhe nëse nuk do të gjejë përkrahje kjo ide e tij, do të vazhdojë të jetë ithtar i bashkimit të subjekteve që e duan ndryshimin.