Më shumë se tri javë kanë kaluar që kur Shpend Ahmeti dha betimin e dytë si kryetar i Prishtinës. Por kabineti i tij ende nuk është kompletuar.
Derisa në vitin 2014 e nisi punën me një mbledhje me bordin e drejtorëve, këtë herë nuk ka pasur asnjë njoftim apo konferencë lidhur me emërimin e drejtorëve, raporton KTV.
Atëkohë, ndër aksionet e para ishin ato për ndërtime pa leje, e tani drejtori i ri i inspektoratit, Brahim Memhetaj ka nisur punën me fotografi të personave që e vizitojnë në zyrën e tij.
Në Komunën e Prishtinës thonë se kryetari Ahmeti, tashmë ka emëruar shumicën e drejtorëve.
Ai shton se emrat e drejtorëve të rinj tashmë janë në ueb-faqen e komunës.
Tahiri mohon të ketë ndonjë problem që po shtyn në emërimin e drejtorëve.
Sipas tij, ata janë në kërkim të njerëzve adekuatë dhe pa dhënë ndonjë afat, ai ka shtuar se kompletimi i kabinetit “nuk do të shkojë gjatë”.
Megjithatë, që nga emërimi i nënkryetarit Selim Pacolli, shefes së kabinetit Diellza Kelmendi dhe 9 drejtorëve të rinj, në fund të dhjetorit, nuk ka pasur ndonjë emërim të ri.
Nga totali i 13 drejtorive, në katër prej tyre ende mbesin me pozita vakante të drejtorëve: Drejtoria e Shërbimeve Publike, Drejtoria e Kulturës dhe Sportit, Drejtoria e Bujqësisë dhe ajo e Financave.
Jo zyrtarisht është mësuar nga drejtoria e Kulturës dhe Sportit, mund të bëhen dy, ajo e Kulturës dhe Sportit.
Po ashtu, jo zyrtarisht, këtë të fundit është mësuar se drejtojë Fitim Rexha i AAK-së.
E vetë Ahmeti pati paralajmëruar krijimin e drejtorisë për menaxhimin e Parqeve.
Si neglizhencë po vlerësohen vonesat në kompletimin e kabinetit nga monitoruesit punës e komunës.
Sipas tij, vonesa në emërim dhe përfshirja e shumë drejtorëve në zgjedhjet nacionale, vitin e kaluar, kanë shkuar në dëm të qytetarëve.
Përveç Brahim Mehmetaj, si emra të rinj janë edhe Jonuz Salihaj, Drejtor i Arsimit dhe Gëzim Mehmeti, drejtor i Investimeve Kapitale.
Ndërsa edhe për një mandat të dytë janë konfirmuar: Muhedin Nushi, drejtor i Administratës; Arben Vitia, drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale; Dren Kukaj, drejtor i Pronës; Nora Kelmendi, drejtoreshë e Kadastrit; dhe Genc Bashota, drejtor i Planifikimit strategjik dhe zhvillimit të qëndrueshëm.