Shpendi dhe Myftiu Tërnava bisedojnë për fillimin e ndërtimit të xhamisë së re në Prishtinë

Ndërtimi i xhamisë qendrore në Prishtinë do të fillojë së shpejti. Kjo është bërë e ditur pas një takimi që ka zhvilluar myftiu i Kosovës Naim Tërnava me kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili ishte i shoqëruar nga kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Sipas një komunikate të Bashkësisë Islame të Kosovës në këtë takim është diskutuar edhe për për mundësinë e rifillimit të restaurimit të xhamisë Sulltan Murat në Prishtinë.

“Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava priti në takim kryetarin e Komunës së Prishtinës. z Shpend Ahmetin i shoqëruar nga z.Albin Kurti. Në këtë takim Myftiu Tërnava i falënderoi mysafirët për vizitën dhe çmoi angazhimin dhe punën që po bën kryetari Ahmeti në shërbim të qytetarëve. Poashtu në këtë takim u diskutua për mundësinë e rifillimit të restaurimit të xhamisë Sulltan Murat në Prishtinë dhe xhamisë qendrore te Posta në Prishtinë që së shpejti do të filloj ndërtimi i saj”, thuhet në komunikatë, përcjell lajmi.net.

Nga ana e tyre mysafirët falënderuan myftiun Tërnava për pritjen dhe vlerësuan kontributin e myftiut Tërnava në shërbim të qytetarëve dhe vendit në përgjithësi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme