Thirrjet nga administrata amerikane për Gjermaninë dhe partnerët e tjerë të NATO-s, për të rritur shpenzimet për mbrojtjen, janë refuzuar nga Gjermania.
Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel tha se nuk është aspak reale të besosh se Gjermania do të shpenzojë 2% të GDP-së së saj për ushtrinë. Ai shtoi se shpenzime të tjera, si për shembull ndihma për zhvillim duhen marrë parasysh, transmeton tch.
Por shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg i bëri jehonë thirrjes amerikane, që anëtarët e aleancës të paguajnë një proporcion të barabartë.
“Diplomacia, ndihma për zhvillim apo bashkëpunimi ekonomik mund të jenë të rëndësishme për të stabilizuar një rajon. Por marrëveshja e NATO-s është që vendet anëtare të shpenzojnë 2% të GDP-së për mbrojtjen. Këto janë dy gjëra të ndryshme. Nuk po flasim për zhvillimin ose sigurinë, por për zhvillimin dhe sigurinë”, tha Jens Stoltenberg, sekretar i Përgjithsëm i NATO-s.
Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, në pjesëmarrjen e tij të parë në një takim të tillë, tha se në samitin e radhës të NATO-s pas 8 javësh duhet të bëhet e qartë sesi çdo anëtar ka në plan të arrijë angazhimin për mbrojtjen. Ai shtoi se presidenti Trump e ka bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara nuk mund të përballojnë më gjatë raportin disproporcional të shpenzimeve të NATO-s për mbrojtjen