Gjykata e Tiranës vendosi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Dashamir Qershorin, shoferi i Drejtorisë se Policisë së Shtetit, i cili shpërndante drogë me makinën e punës.
Arrest me burg vendosi gjykata edhe për bashkëpunëtorin e tij Elton Elezi. Ata akuzohen per prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Të dy u prangosën të shtunën nga policia pranë rreth-rrotullimit të Sanatoriumit, ku policia gjeti automjetin tip “Foristrade Mitsubishi” me fenerlina policie, të cilin Qershorin e përdorte për ta transportuar lëndën narkotike dhe për t’iu shmangur kontrolleve.
Në bagazhin e mjetit të policisë u gjetën gjeti dy thasë te zinj me rreth 12.5 kilogram kanabis. Edhe të arrestuarit Elton Elezi iu gjet në çantën e krahut një sasi e vogël kanabisi. Dashamir Qershori dhe Elton Elezi në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin lëndën narkotike në zonën e Farkës, Saukut dhe Sanatoriumit.