Sulmohet me armë Noizy, ka të plagosur (Video)

Në Prishtinë përballë Swiss Diamond Hotel ka ndodhur një përleshje me armë në mes të dy grupeve te reperëve. Siç mëson gazeta “Zëri” të përfshirë në këtë përleshje kanë qenë reperi nga Shqipëria Noizy së bashku me grupin e tij kundër ish të dashurit të Tunës, Cosman.

Burime të zeri.info mësojnë se të dy palët kanë gjuajtur me armë në drejtim të njëri tjetrit ndërsa nga këto të shtëna ka mbetur i plagosur një shok i Noizyt.

Menjëherë në vendin e ngjarjes janë paraqitur policia e Kosovës të cilët kanë arrestuar ish të dashurin e Tunës, Cosman. Ndërkohë në vendin e ngjarjes është paraqitur edhe Ambulanta e cila ka marrë personin e plagosur për trajtim në spital.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme