Shpërthen zjarr i madh te qendra e refugjatëve në Vranidoll të Prishtinës, pamjet janë të mjerueshme

Një zjarr ka shpërthyer në fshatin Vranidoll të Prishtinës ku strehohen refugjatët në mëngjesin e së shtunës.

Behar Shala, zjarrfikësi që mori pjesë në aksionin për shuarjen e këtij zjarri, thotë se fatmirësisht askush nuk mbeti i lënduar nga ky zjarr.

“Sot në ora 5 të mëngjesit ne intervenuam në mënyrë profesionale dhe e lokalizuam -fikëm zjarrin në fshatin Vranidoll, te objekti ku strehohen refugjatët. Për fat të mirë nuk kishte të lënduar”, shkroi Shala krahas publikimit të fotografive.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar dhe Bajram Krasniqi nga policia e Kosovës i cili tha se një person do të intervistohet nga stacioni policor “Veriu” Prishtinë.

“Sot në 04:48 policia është njoftuar për një zjarr në fshatin Vranidoll, në qendrën ku strehohen emigrantët. Zjarri është lokalizuar, policia po e trajton rastin, në këto momente një person do të intervistohet në SP “Veriu” Prishtinë”, tha Krasniqi

Në Vranidoll është qendra e azilit ku më shumë strehohen migrantë nga Siria që kanë ikur për shkak të luftës.ImageImageImage

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme