Shpërthim më lëndë plasëse në një studio muzikore në Kamëz, ja çfarë dyshohet

Një shpërthim mësohet se ka ndodhur në një godinë në Kamëz, e cila ishte përshtatur si studio muzikore.


policia tirane

Policia thotë se kjo studio është në pronësi të shtetasit A.A, ndërsa paraprakisht dyshohet se shpërthimi ka ndodhur me lëndë plasëse.

Si pasojë, blutë e kryeqytetit thonë se ka vetëm dëme materiale, ndërsa grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 17.11.2024, rreth orës 03:30, në rrugën “Arben Broci”, në shkallët e jashtme të një godine të përshatur si studio muzikore, në pronësi të shtetasit A. A., është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale (janë dëmtuar pllakat e mermerit dhe xhamat).

Grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme