Shpërthim në Londër: 3 të lënduar (Foto)

Tre persona janë plagosur dhe dërguar në spital pas një shpërthimi afër parkun “Finsbury Park” në veri të Londrës.
Policia britanike ka thënë se një person ka pësuar djegie të rënda si pasojë e shpërthimit, ndërsa një oficer i policisë ka pësuar lëndime në dorë, transmeton Express.

 

 

Policia ishte thirrur për shkak të një shqetësimi në një shtëpi në rrugën “Stapleton Hall” para shpërthimit, dhe besohet se përmbaruesit ndodheshin në ndërtesë.