Shpërthimi i vullkanit në Islandë, lava arrin “barrierat mbrojtëse” afër qytetit Grindavik

Lava nga një shpërthim vullkanik në Islandë ka shkuar dhe ka arritur afër “barrierave mbrojtëse” afër qytetit Grindavik.

Bëhet fjalë për barrierat të cilat deri më tani kanë mbajtur larg “shkëmbin e shkrirë” pasi komuniteti lokal u evakuua nga aty.

Shkencëtarët thanë se shpërthimi dukej se po dobësohej dhe ndoshta do të zhdukej brenda disa orësh.

Ndryshe, një sistem vullkanik në gadishullin Reykjanes në jugperëndim të vendit shpërtheu vonë të shtunën për herë të katërt në tre muaj.

Zyra Meteorologjike e Islandës tha se shpërthimi hapi një çarje në tokë rreth 3 kilometra të gjatë midis maleve Stóra-Skógfell dhe Hagafell.

Pas kësaj, u ndërtuan barriera mbrojtëse për ta ndaluar atë të përmbyste rrugën kryesore përgjatë bregut jugor të gadishullit.

Vendi i shpërthimit është disa kilometra në verilindje të Grindavik, një qytet bregdetar me 3,800 banorë rreth 50 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit të Islandës, Reykjavik.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme