Shpërthimi me dy viktima në magazinën e deputetit të PS, Bujar Çela, SPAK urdhëron riekspertim për ngjarjen e rëndë

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar riekspertim për shkaqet e ngjarjes së rëndë në Lushnjë, ku pas një shpërthimi të fuqishëm humbën jetën babë e bir, ndërsa mes 7 të plagosurve ishte edhe pronari i kapanonit ku ndodhi shpërthimi, deputeti socialist Bujar Çela.


Riekspertimi, sipas gazetares Klodiana Lala do të bëhet për të parë nëse ka patur shkelje të rregullave të sigurisë në punë.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 1 mars 2024, teksa një vinç, ku ndodheshin dy viktimat Roland dhe Elidon Hoxha, baba e bir, po ngrinte një bombol oksigjeni që do të përdorej në lartësi për të kryer saldime, maja e mjetit të hekurt ka hasur në telin përcjellës të tensionit të lartë e për pasojë bombola ka shpërthyer.

Babai ka ndërruar jetë në vinç, ndërsa i biri u transportua me ambulancë në drejtim të Tiranës, por fatkeqësisht rrugës ndërroi jetë.

Kujojmë se pas ngjarjes u arrestua sipërmarrësi Leonard Gjini, i cili ka qenë i autorizuar për kryerjen e ndërtimit të kapanonit në pronësi të deputetit të PS-së.

32-vjeçari akuzohet se ka lejuar kryerjen e punimeve, pa respektuar rregulloret përkatëse të sigurimit teknik, të disiplinës teknike të mbrojtes në punë dhe nuk ka marrë masa për zbatimin, duke sjellë pasoja të rënda.

Por çfarë ka dëshmuar sipërmarrësi pas shpërthimit që i mori jetën baba e bir?

Leonard Gjini ka deklaruar se nuk kishte dërguar asnjë punonjës në kapanonin e deputetit Çela dhe se nuk e kishte idenë çfarë punimesh po kryheshin.

Sipërmarrësi ka deklaruar se nuk ka pasur lidhje me punonjësit që ndodheshin aty dhe po priste momentin kur objekti të ishte gati për fillimin e punimeve.

Ai ka dëshmuar se lidhi kontratën me deputetin socialist, i cili gjithashtu mbeti i plagosur nga shpërthimi, në datën 27 nëntor dhe është konfirmuar për fillimin e punimeve më 10 shkurt.

“Është pyetur shtetasi shtetasi Leonard Gjini shpjegon se ka një biznes aktivitet ndërtimi dhe zbatim projektesh me konstruksion beton dhe hekur ne daten 27.11.2023 ka lidhur një kontratë sipërmarje me shtetasin Bujar Cela ndërtim magazine e cila ishte e pajisur me leje ndërtimi Nr200 dt 19.09.2023 Objekti kishte një vlerë prej 17963280 lek e cila më datë 10.02.2024 është konfirmuar për fillimin e punimeve. Ai sqaron se për ngjarjen e ndodhur aty nuk lidhje me punonjësit dhe nuk ka idenë se çfarë punimesh ishin duke u kryer në objektin në fjalë, nuk ka dërguar asnjë punonjës apo të ketë bërë asnjë nënkontraktë për të kryer punimë në këtë objekt.

Pas daljes të lejes për fillimin e punimeve ai ka pritur momentin që do të ishte gati lirimi i objektit për fillimin e punimeve”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme