Arrestohet Eduart Danaj nga autoritetet greke, pasi masakroi me thikë ish gruan e tij, Enkeleda Danaj, duke e lënë të vdekur në rrugë.
Ditën e sotme 50 vjeçari, me prejardhje nga Vlora por banues në Greqi, ka vrarë ish-gruan e tij me mjet prerës (thikë), duke e sulmuar më shumë se 10 herë e për ta lënë të vdekur në rrugë.
Viktima raportohet të ketë bërë dhe 3 denoncime të mëparshme ndaj Danaj.
Denoncimi i parë i saj vjen në 3 prill 2013, për dhunë në familje.
Kallëzmi i dytë është bërë në 18 shtator 2022, kur viktima e ka denoncuar burrin e saj për kërcënim, lëndim fizik dhe abuzim verbal. Pas këtij denoncimi, ai u arrestua dhe u dha urdhër që të ndalohej bashkëjetesa mes çiftit, por raportohet se ajo e kishte lejuar sërish bashkëjetesën.
Ndërkohë denoncimi i fundit është bërë më 7 maj të këtij viti, për dhunë dhunë në familje. Pas këtij kallëzimi Eduart Danaj është ri-arrestuar.
Viktimës, Enkelejda Danaj, i është ofruar dhe butoni i panikut në celularin e saj nga autoritetet greke, për të marrë ndihmë në çdo rast.
Bëhet me dije se gjithashtu i ëhstë dhënë mundësia e transferimit të saj në një object pritës por deklaroi se nuk dëshironte.



