Shpërthimi me eksploziv në punishten e sallamit në Fushë-Krujë, identifikohet autori! Shpallet në kërkim 26 vjeçari

Lidhur me shpërthimin me eksploziv në një punishte sallami në Fushë-Krujë, është identifikuar autori i ngjarjes.


Është shpallur në kërkim shtetasi K.C., 26 vjeç, banues në Krujë.

I riu akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ngjarja ka ndodhur me datë 5 mars, në lagjen “Ish-Grumbullimi”, ndërsa eksplozivi ishte i vendosur në murin e jashtëm të punishtes së shtetasit Dorjan Mirit.

Po punohet për kapjen e autorit.

LEXONI EDHEShpërthim me eksploziv në punishten e sallamit në Fushë-Krujë, detajet e para
Njoftimi i policisë

Zbardhet autorësia e vënies së një sasie lënde plasëse, në murin rrethues të një biznesi në Fushë Krujë, 2 ditë më parë.

Shpallet në kërkim autori i dyshuar. Gjendet dhe sekuestrohet automjeti me të cilin ky shtetas lëvizi gjatë kryerjes së krimit.

Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, menjëherë pas njoftimit të shtetasit D. M., se gjatë natës së datës 05.03.2025, në murin rrethues të dyqanit të tij, në Fushë Krujë, kishte shpërthyer lëndë plasëse, që kishte shkaktuar dëme të vogla materiale, u mundësua identifikimi i autorit të dyshuar të rastit, shtetasit K. C., 26 vjeç, banues në Krujë.

Në vijim të veprimeve procedurale, 26-vjeçari u shpall në kërkim, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Punohet intensivisht për lokalizimin dhe ndalimin e tij

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme