Shpëtim Idrizi pas takimit konsultues me Presidentin Bajram Begaj

Shpëtim Idrizi ka folur për mediat pas takimit konsultues që ka pasur me Presidentin Bajram Begaj lidhur me datën e zgjedhjeve lokale.

I pyetur për vendimin e PDIU për këto zgjedhje se si do të hyjnë në garë, Idrizi tha:

“Brenda grupeve opozitare ka shumë grupime, e ka qenë bashkë grupimi që ka qenë dje, PDIU do jetë në kontakt me gjthë forcat politike relevante e do vleresojmë se këto janë zgjedhje lokale dhe forcat politike dhe PDIU është e interesuar të ketë këshilltarë por mund të ketë e zona që ne jemi akoma në vlerësim e për të parashtruar aty ku valenca e PDIU është më e madhe.

Ne jemi të hapur të diskutojmë dhe të mbajmë qendrimet tona duke pasur ekzigjencat e këtyre zgjedhjeve se ka dhe shumë probleme të mbartura që duhen zgjidhur.

Ai grupim që ka qenë dje ka qenë gjithmonë një grupim i përbashkët politk prej kohësh.

Unë s’kam qenë asnjëherë pjesë e këtji grupimi meqë keni merak se është dhe dikush aty që ju e ngrini me të madhe”, tha Idrizi për mediat.

© Panorama.al

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme