Shqipëri-Holandë-Itali, miliona euro drogë, 6 shqiptarë në pranga. Pamjet e arrestimeve

Zbardhen detaje të reja në operacionin antidrogë të bërë në Amsterdam dhe Roterdam, Holandë, ku policia vendase në bashkëpunim edhe me drejtorinë e Antimafias në Firence kanë bërë një hetim më shumë se 1 vjeçar.

Siç shkruajnë mediat italiane, në pranga janë vënë 14 persona, 6 prej të cilëve janë shqiptarë. Arrestimet janë bërë në Itali e Holandë.

Ndërkaq, janë zbardhur pamje nga operacioni i arrestimeve në Itali.

Gjatë një viti hetimesh, policia italiane ka arrestuar më shumë se 30 persona, ka sekuestruar 140 kilogramë kokainë, me vlerë prej 4 milionë eurosh, 700 kilogramë marijuanë, 4 milionë eurosh kesh, 8 armë, një bombë dore, një numër të madh makinash dhe sende të tjera në Holandë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme