Shqipëri, ja shpikja që do të linte pa fjalë dhe mekanikët e Ferrarit

Gramshiotët kanë shpikur një zjarrëfikse që të lë pa fjalë… Nga një kamion i vjetër i ushtrisë është krijuar një zjarrfikëse e re.

Ky inovacion që vjen nga Gramshi, ka një meritë të veçantë pasi kjo nuk është një zjarrfikëse e zakonshme, por e profilizuar për zonat malore të Gramshit.

Stafi i zjarrfikëseve në këtë qytet drejtuar nga i pasionuari Ilir Llapushi, ka mundësuar këtë shpikje interesante dhe funksionale për qytetin e Gramshit.

“Mora një kamion të vjetër të ushtrisë nga ata 4×4 ia hoqa karrocerinë dhe në vend të saj vendosëm kazanin bashkë me pompën e një zjarrfiksje të prishur. U bënë disa modifikime të tjera duke e përshtatur si zjarrfikëset e tjerë. Bëmë saldime, stukime, lyerje dhe ja më në fund një zjarrfikëse akull e re”,– raporton ai për “infoelbasani.al”.

Iliri tregon se atij bashkë me stafin i’u deshën mbi 2 muaj punë që të ‘prodhonin’ zjarrfikësen e re.

“Kemi dy muaj që i jemi përveshur punës çdo ditë. Dy muaj lodhje, mund, sakrificë. Kemi pasur mjaft vështirësi sepse nuk është e lehtë të prodhosh një zjarrfikëse për vetë specifikën që ajo ka. Por më në fund ia vlejti. Ja tani kemi një zjarrfikëse të re funksionale.

Ajo çfarë është e rëndësishme është se ne prodhuam një zjarrfikëse për zonat malore. Gramshi ka terren të thyer dhe zjarrfikëset e zakonshme nuk mund të depërtojnë deri në vatrën e zjarrit. Këtë pengesë tani e zgjidh kjo makinë e re e aftë të përshkojë rrugë të vështira. Është një kamion ushtrie mjaft i fuqishëm. Me punën që kemi bërë mendojmë se do të kemi shumë rezultate”,– transmeton infoelbasani.al.

Iliri tregon se çdo njeri duhet ta konsiderojë vendin e punës sikur të jetë në shtëpinë e tij.

“Me lekët e mia dhe me ndihmën e disa shokëve kemi restauruar komplet godinën e zjarrfikëseve. Ajo është vendi ku në qëndromë çdo ditë. Ku ushtrojmë profesionin tonë. Dhe mendoj se gjithsecili duhet të mendojë të krijojë një ambient pune sa më dinjitoz. Mjafton dëshira e mirë dhe fakti që ta konsiderosh punën si natyrën tënde të dytë”.

Inovacioni i ri duket se do të ketë jehonë të madhe. Sepse ky përbën një nga rastet e rralla në Shqipëri dhe ndoshta shumë më gjërë se kaq.

Një rast që mund të shfrytëzohet edhe në qytete të tjera për të rritur numrin e zjarrfikëseve për të cilat ka shumë nevojë./Infoelbasani.al/

 

bb

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme