Shqipëri, KQZ nis caktimin e vendnumërimit të votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mblidhet mesditën e së martës për caktimin e rreth 21 vendeve të numërimit të votave (VNV), në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. VNV-të i përkasin zonave zgjedhore në qarqet Kukës, Durrës, Berat dhe Gjirokastër.

Sipas nenit 94 të Kodit Zgjedhor, jo më vonë se 60 ditë para datës së zgjedhjeve, prefekti i qarkut i paraqet KQZ-së listën e plotë brenda territorit të qarkut, që përmbushin kriteret. Jo më vonë se 30 ditë nga data e zgjedhjeve KQZ cakton VNV-te, qe zakonisht janë salla me përmasa të mëdha ose palestra sportive.

Ne mbledhjen e sotme, KQZ do diskutojë gjithashtu dhe rreth deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumëemërore për Këshillat Bashkiak, në zbatim të ligjit të dekriminalizimit. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme