Reshjet e shumta të shiut kanë sjellë përmbytje në disa fshatra në Kukës he Tropojë.
Deri tani, situata në Kukës dhe Has nuk paraqitet me probleme emergjente, ndërsa në Tropojë gjendja është më e përkeqësuar.
Përmbytje të jashtëzakonshme raportohen në fshatin Vlad dhe në Fushë-Lumi, ku 7 familje kanë mbetur të bllokuara.
Njoftimi i Komisionerit për Mbrojtjen Civile Prefektura Kukës:
Nga informacioni i marrë nga bashkitë si rezultat i kushteve të motit reulton se:
I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu dhe më intensive në territorin e bashkisë Tropojë.
Në bashkinë Kukës e Has deri në këto momente nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente.
Nga informacioni i marrë nga Përgjegjësi i EC-së bashkisë Tropojë si rezultat i reshjeve te shiut : gjendja ne fshatin Fushe-Lumi te Nj.Adm.Margegaj dhe ne fshatin Vlad te Nj.Adm.Bytyc ka përmbytje te jashtezakonshme.
– Ne fshatin Vlad situata eshte me e perkeqesuar, aty qe ne oret e para te mengjesit ndodhen stafi i Bashkise Tropoje, ku po monitorojne situaten per te parandaluar ndonje fatkeqesi.
-Ne fshatin Fushe-Lumi 7 familje jane te bllokuara nga sasia e madhe e reshjeve dhe uji i grumbulluar.
Nga bashkia Tropojë janë angazhuar të gjitha strukturat përgjegjëse. /abcnews.al/