Shqipëria dhe BE nënshkruajnë marrëveshjen e partneritetit, Hasani: Do rriten më tej aftësitë tona të sigurisë dhe mbrojtjes

Shqipëria dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar marrëveshjen e partneritetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes.


Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani, përmes një postimi në rrjete sociale, shkruan se ky partneritet përveçse se do forcojë përpjekjet e Shqipërisë për luftën kundër kërcënimeve hibride dhe kibernetike e ekstremizmin, gjithashtu do të rrisë më tej aftësitë e vendit lidhur me sigurinë dhe mbrojtjen.

“Sot në Bruksel nënshkruam Marrëveshjen e Partneritetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes mes Shqipërisë dhe Bashkimi Evropian, duke zyrtarizuar bashkëpunimin e zgjeruar në fusha të ndryshme të sigurisë dhe mbrojtjes.

Ky partneritet strategjik do të forcojë përpjekjet tona për të luftuar kërcënimet hibride dhe kibernetike, ekstremizmin dhe do të rrisë më tej aftësitë tona të sigurisë dhe mbrojtjes, duke kontribuar për një Evropë më të sigurt dhe më të qëndrueshme”, shkruan në rrjetet sociale Igli Hasani.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme