Shqipëria e rrezikuar, jo nga terrorizmi, por politika

Kjo hartë e përditësuar e publikuar nga AON paraqet çdo vend të botës sipas rrezikut që paraqesin në dy drejtime, të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën; politika ose populizmi, dhe terrorizmi.

Sa i përket kësaj të fundit, Shqipëria paraqitet me ngjyrën jeshile të çelët, çka përkthehet në një rrezik të ulët, dhe thuajse në pozita të njëjta me vendet e tjera të Europës.

E gjithë Europa, me përjashtim të Sllovenisë, Portugalisë, Zvicrës dhe Norvegjisë që paraqesin një rrezik minimal, është në zonën e rrezikut të ulët.

Kur flitet për rrezikun politik ndërkohë, Shqipëria dhe i gjithë Ballkani paraqesin një rrezik më të lartë se pjesa tjetër e Europës, dhe kjo ilustrohet nga shkronja M në hartë.

Vendi ynë klasifikohet si një shtet me rrezik mesatar kur bëhet fjalë për politikën. Madje rreziku në Shqipëri dhe Ballkan është më i lartë se në vende si Franca, Gjermania apo Italia ku partitë populiste kërcënojnë me destabilitet, raporton “Scan”.

Britania e Madhe dhe vendet e Europës Lindore, së bashku me Ballkanin janë zonat që kanë rrezikun më të lartë. Vetëm Bosnje Hercegovina paraqet një rrezik të lartë.

Në nivel global ndërkohë, siç duket edhe nga harta, bota është thuajse e gjitha në rrezik, si nga terrorizmi ashtu edhe nga politika, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara dhe Europa duket se janë vendet më të sigurta.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme