Shqipëria rikthen “në shtëpi” instrumentin pjesë e trashëgimisë kulturore italiane

Një klavikordë e shekullit të 18-të, një instrument muzikorë i veçantë italian, i grabitur 7 vjet më parë përtej Adriatikut dhe i gjetur në një dyqan veglash muzikore në Tiranë para një viti, iu dorëzua të martën karabinierëve nga Italia në një ceremoni të zhvilluar në Ministrinë e Drejtësisë.

Të pranishëm në ceremoni ishin Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, Ministrja e Kulturës Shqiptare Elva Margariti, Ambasadori Italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci dhe Komandanti i Komandës se Karabinierëve për Trashëgiminë Kulturore.

“Në Tetor të vitit 2021 kjo klavikordë na u dorëzua prej pronarit të një dyqani veglash muzikore në Vorë”, tha gjatë fjalës së tij Ministri i Drejtësisë, z.Ulsi Manja.

“Që prej asaj date ky instrument është ruajtur dhe administruar në Ministrinë e Drejtësisë Shqiptare, dhe sot po riatdhesohet në Itali”, vijoi Manja, i cili e cilësoi këtë vepër si një tregues të bashkëpunimit me shtetin fqinj të Italisë.

Kjo klavikordë daton që prej shekullit të tetëmbëdhjetë, dhe është pjesë e trashëgimisë kulturore italiane.

Ajo u grabit nga Italia në vitin 2015 në Konservatorin e Parmës, derisa u lokalizua në vitin 2021 në një dyqan instrumentesh muzikore në Shqipëri.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cilësoi dorëzimin e këtij instrumenti me vlerë të madhe kulturore tek Karabinierët Italianë, si hapin e parë të frytshëm të protokollit ekzekutiv të nënshkruar me qeverinë italiane më 7 Qershor 2021, në fushën e ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

Përfaqësuesit e palës italiane të pranishëm në ceremoni, Ambasadori Italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci dhe Komandanti i Komandës se Karabinierëve për Trashëgiminë Kulturore, u shprehën se e vlerësojnë këtë akt, duke e parë si vepër zbatimi të protokolleve të përbashkëta.

“Dita e sotme është një shembull sesi po zbatohet protokolli ynë mbi ruajtjen e trashëgimisë kulturore”, tha ambasadori Italian Bucci./BIRN

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme