Qytetarët u mblodhën pasditen e kësaj të hëne, për të 79-tën ditë radhazi, duke kërkuar sërish largimin e Kryeministrit Edi Rama, qeverisë së tij dhe klasës politike.
Sikurse e kanë bërë ‘traditë’, ata u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe marshuan drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” përpara Kryeministrisë, të cilin e kanë “shndërruar” në sheshin e tyre të betejës ndaj Ramës, ndërsa thonë se nuk do të largohen deri në dorëheqjen e tij.
“Edi Rama jepe dorëheqjen”, “Arrestoni Ramën”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Arrestoni Belindën” ishin thirrjet që dominuan edhe sot protestën.
Protestuesit janë shprehur të vendosur se revolta do të vijojë deri në dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Rama.
The post “Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar! – Mbyllet protesta e 79-të, qytetarët të vendosur në revoltën kundër qeverisë: Arrestoni Ramën dhe Belindën! Ju erdhi fundi appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



