Detaje të tjera mësohen në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në breg të detit në Porto Palermo në Himarë, ku katër persona përsuan djegie nga benzina teksa po riparonin motorin e një skafi.
Sipas të dhënave paraprake, gjatë kohës që po kryheshin punimet, njëri prej personave dyshohet se ka qenë duke konsumuar një cigare. Në këto momente, benzina e pranishme në pjesën e motorit dhe në serbator ka marrë flakë.
Si pasojë, të katër personat që po punonin me motorin kanë pësuar djegie ndërkohë që kanë mundur të hidhen në det. Njëri ka marrë djegie të shumta. Ata janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital, ndërsa ende nuk dihet shkalla e djegies së tyre.
40-vjeçari Xhemal Ismailaj, njëri prej të plagosurve, theksoi se mori flakë benzina që ishte derdhur në tokë.
“Po i bënim shërbim. Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, është shprehur ai.
Të plagosurit e tjerë janë identifikuar si Ardinant Qaziu 38-vjeç, Mateo Merdana 25-vjeç dhe Aleks Doda, 18 vjeç.
The post VIDEO/ U dogjën gjatë riparimit të skafit në Porto Palermo, shkak dyshohet të jetë bërë një cigare! Njëri nga të plagosurit: Mori flakë benzina e derdhur në tokë! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



