Shqiptarët e Maqedonisë kanë nisur një fushatë online, ku bëjnë thirrje që me kushtetutë të njihen si ‘komuniteti shqiptar’, e jo vetëm si “bashkësia etnike mbi 20%”.
Në qendër të fushatës “Mos më quaj 20%, unë jam shqiptar”, janë kërkesat për partitë politike që të japin kontributin e tyre dhe që përmes amendamenteve të propozojnë në Parlament ndryshimin në kushtetutë të emërtimit “bashkësia etnike mbi 20%”, shkruajnë mediat në gjuhën shqipe.
Shqiptarët në këtë shtet, e konsiderojnë fyes emërtimin e tyre vetëm me përqindje.
Fushata në Facebook, gjithashtu, synon edhe zëvendësimin në pjesët ku thuhet “gjuha e bashkësisë etnike mbi 20%”. Në vend të saj kërkojnë që të shkruhet “gjuha shqipe”.