Lëvizje të shumta të shqiptarëve të Maqedonisë janë vërejtur në Çarshinë e Shkupit në mbrojtje të shtëpisë botuese Logos A.
Kjo shtëpi botuese e cila për vite të tëra ishte institucioni që mbante gjallë librin shqip ishte në shënjestër të strukturave shtetërore që kishin për qëllim mbylljen e saj.
Shumë intelektualë nga mbarë trojet shqiptare e kanë dënuar ashpër këtë sulm që i bëhet shtëpisë së librit Logos A dhe kanë kërkuar që të ndërpritet kjo dhunë që ushtrohet ndaj këtij institucioni nga aparati shtetëror.
Tash së fundmi, lëvizjet e shqiptarëve janë shpeshtuar dhe kanë dhënë sinjalin e një proteste të fuqishëm në mbrojtje të librit në gjuhën shqipe, njofton korrespodenti i portalit Sakte.net në Maqedoni./Sakte.net