Shqiptarët ‘sundojnë’ tregun e kokainës në Britani

Ekspertët britanikë vlerësojnë se shqiptarët janë ata që po e “sundojnë” tregun e kokainës në këtë vend.

Ekspertët britanikë kanë dalë në konkluzionin se mafia e pamëshirshme shqiptare po dominon tashmë tregun me një vlerë prej 5 miliardë funte të kokainës në Britaninë e Madhe.

Bandat e dhunshme nga vendi ynë thuhet të ketë marrë ngadalë-ngadalë kontrollin e tregtisë së lëndëve narkotike në Britani, pasi u zhvendosën drejt ishullit qysh në fazat e hershme pas rënies së komunizmit, në vitin ’90.

Tashmë thuhet se banditë të frikshëm kontrollojnë thuajse të gjithë tregun në Britaninë e Madhe, me kokainën që ka arritur nivelet e saj më të lira që prej ’90-s, ndërkohë që pastërtia e saj po arrin majat si kurrë më parë në dekadën e fundit, transmeton Top Channel.

Mafia shqiptare, siç cilësohet në “The Mirror” të Mbretërisë së Bashkuar, ka marrë kontrollin e tregut të narkotikëve në ishull, duke zmbrapsur “grosistët” e duke negociuar drejtpërdrejt me kartelet kolumbiane.

Kjo gjë u lejon atyre të ulin çmimin, ndërkohë që rrisin edhe cilësinë.

Britania e Madhe është e shqetësuar, pasi ka tashmë numrin më të lartë në Evropë, të të rinjve përdorues të kokainës.

Një prej këtyre grupeve famëkeqe është “Hellbanianz”, një bandë që zotëron terrenin në periferinë Gascoigne, në Barking të Londrës lindore.

E përbërë prej rreth 50 anëtarësh, grupi i banditëve publikojnë rregullisht foto në rrjetet sociale, duke shfaqur tufat me të holla dhe makinat e tyre super të shtrenjta.

Faqja e këtij grupi në Instagram kishte 115 mijë ndjekës, përpara se të mbyllej në nëntor të vitit të kaluar.

Një zëdhënës i Agjencisë Kombëtare për Krimet tha se “grupet kriminale shqiptare kanë krijuar tashmë një profil të lartë dhe me ndikim brenda radhëve të krimit të organizuar në Britani, ndërkohë që kanë qasje të konsiderueshme në tregun britanik të narkotikëve, veçanërisht atë të kokainës”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme