Shqiptari 22 vjeçar që shkoi të luftojë për ushtrinë Ukrainase dhe i mbijetoi sulmit rus: Jemi frikësuar, ishte e tmerrshme (VIDEO)

I pyetur nga Zëri i Amerikës nëse kishte ardhur si luftëtar i huaj në Ukrainë ai u përgjigj se: “Nuk jemi ushtarak dhe nuk isha gjendur këtu më parë. Kemi ardhur grup ditën e premte dhe pas dy ditësh rusët sulmuan me 30 bomba. Të gjithë jemi të frikësuar, të stresuar. Kam qenë duke fjetur madje kam një foto kur shpërtheu bomba e parë. Nuk denim ku të shkonim ishte e frikshme” tha Jetmiri, transmeton InfoShqip.

Një ditë më parë Rusia goditi baza ushtarake ukrainase pak kilometra larg Polonisë, një vend kyç për dërgimin e ndihmës ushtarake perëndimore për Ukrainën.

Zgjerimi i sulmeve të Rusisë ndaj objektivave të reja në Ukrainë pranë kufirit polak pasqyron zhgënjimin e saj në rritje lidhur me ritmet e sulmit, tha të dielën këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare Jake Sullivan./InfoShqip.com

Video:

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme