Policia e Kosovës njofton se dje në rrugën “Emin Duraku’’ në Ferizaj është kryer një vjedhje e rëndë, me ç’rast janë arrestuar dy persona.
Sipas policisë, ata me forcë kanë depërtuar në poligonin e shenjtërisë dhe kanë vjedhur 16 armë të ndryshme.
‘’Janë arrestuar dy të dyshuar, një shqiptar dhe një maqedonas, pasi që të njëjtit me forcë kanë depërtuar në poligonin e shenjtërisë dhe nga aty kanë vjedhur gjashtëmbëdhjetë armë të ndryshme. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një veturë me targa të Shkupit në të cilën gjendeshin armët e vjedhura. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje ‘’, thuhet në njoftimin e policisë./Periskopi/