Shqiptari ekzekutohet në qendër në Brukselit! 43-vjeçari u qëllua 6 herë me armë, në shpinë dhe këmbë

Një person i cili dyshohet se është shqiptar qëlluar për vdekje në lagjen Place De Brouckère në zemër të Brukselit Sipas shërbimit policor Bruksel-Ixelles, policia është njoftuar për ngjarjen rreth orës 20:20 pas thirrjeve në numrin e urgjencës 100.

Dëshmitarët raportuan një sërë të shtëna të shtëna në qendër të kryeqytetit. Rreth Place De Brouckère është vendosur një perimetër sigurie. Nuk dihen ende rrethanat e sakta të ngjarjes si dhe identiteti i viktimës, ndërsa mësohet se ai është një 43-vjeçar, i cili ka marrë gjashtë plumba në trup, shpinë dhe këmbë, raportojnë mediat lokale.

Prokuroria publike e Brukselit e ka marrë rastin. Ndërkohë sipas News 24, raportohet se viktima është një person me iniciale E.H, një emër i cili dyshohet si i përfshirë në disa ngjarje kriminale në vend. Ndërsa autori, mësohet se është me iniciale K.N.

Policia thotë se po përdor mjetet maksimale për gjetjen e autorit(ve) të të shtënave. Place de Brouckère në qendër të Brukselit ishte plot me turma të shtunën në mbrëmje, shkruajnë mediat belge. 

Duke folur menjëherë pas njoftimit të policisë, kryebashkiaku i Brukselit Philippe Close dënoi vrasjen dhe siguroi se policia po bën gjithçka që mundet për të garantuar sigurinë e vizitorëve në kryeqytet.

“Shpresoj që policia të mund të arrestojë autorët sa më shpejt të jetë e mundur. Janë mobilizuar shumë patrulla. Dua të theksoj se të gjithë duhet të jenë në gjendje të ndihen të sigurt në Bruksel dhe ne po bëjmë gjithçka që mundemi me ndihmën e shërbimeve të policisë”./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme