Trupi i pajetë të gjetur një ditë më parë në një fshat të Kolonjës nga disa barinj dyshohet se i përket 29 vjeçarit Sherif Mukajt, nga fshati Starje i Kolonjës, i cili ishte larguar nga banesa që prej datës 1 nëntor të vitit 2021, pa lënë asnjë gjurmë.
Familjarët në atë kohë bën denoncimin në polici, por edhe në media për gjetjen e djalit të tyre, pasi nuk kishin arritur të komunikonin me të prej datës 1 nëntor.
Disa ditë pas zhdukjes, babai i Sherifit u shpreh më 19 nëntor se i kishte telefonuar djalit të tij, por nuk ka mundur të komunikojë, ndërsa djali i tij nuk ka patur probleme.
“Nuk ka pasur asnjë lloj shqetësimi. I kam rënë gjithmonë telefonit, del i mbyllur. Personi i fundit që ka takuar ka qenë një shok, dy djem nga Starja. Pastaj më s’kam pasur komunikim”, deklaroi babai i viktimës më 19 nëntor.
“Lidhur me gjetjen e trupit ditën e djeshme në Kreshovë të Ersekës, informacione të mëtejshme bëjnë me dije se pranë trupit të dekompozuar janë gjetur një palë çelsa shtëpie dhe një telefon celular, Nokia.
Sipas të njëjtave burime, punojës të drejtorisë vendore të Policisë së Korçës kanë zbuluar se këto çelsa i përkasin personit të zhdukur prej 1 Nëntorit të 2021, Sherif Mukaj, i datëlindjes 30.04.1993.
Me hetimin e ngjarjes deri ne identifikimin e viktimes, punimet po kryen nga ana e sektorit të krimeve ne Drejtorine e Policise se Korces”./KSH



