S.N. ka lënë pas tij gruan, dy djem të moshës 6 dhe 4-vjeçare, si dhe një vajzë 2-vjeçare. Ai ishte larguar gjatë luftës nga Kosova, derisa ishte me profesion ujësjellës, dhe ju ka ndihmuar shumë shqiptarëve për të gjetur punë dhe për t’u integruar.
Fqinjët dhe familjarët për albinfo.ch tregojnë se ai ishte një patriot i madh.
Algjeriani e ka qëlluar në gjoks, dhe shqiptari nuk ka arritur t’iu shpëtojë plagëve.
Autori e kishte qëlluar me tre plumba në sy të familjes, gruas dhe fëmijëve. Menjëherë pas ngjarjes është lajmëruar ambulanca të cilin e ka dërguar në spital.
Mjekët, në Mulhouse, ia kanë hequr dy plumba nga trupi, ndërsa plumbi i tretë i kishte prekur zemrën gjë që ka bërë që të mos i mbijetojë plagëve të marra.
Autoritet franceze, kanë bastisur shtëpinë e vrasësit, duke gjetur armë, pasaporta të ndryshme.