Kur policia britanike u fut në një shtëpi në Nuneaton, nuk u besonte syve se çfarë kishin përpara: Më shumë se 300 rrënjë kanabis ishte mbjellë brenda në shtëpi.
Ata arrestuan një shqiptar, i quajt Agim Selmanllari.
Ky i fundit kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në Britani në fundin e një kamioni me qëllim për të fituar para për djalin e sëmurë në Shqipëri.
32-vjeçari u dënua me gjashtë muaj burg pasi u gjet fajtor për kultivim kanabisi dhe vjedhje energjie.
Tani ai do deportohet.
Vetë Selmanllari tha se kishte paguar 9 mijë sterlina për të ardhur në Britani, ndërsa drogën e ruante për dikë tjetër.
Megjithatë historia e sëmundjes së djalit të tij, që vuan nga zmadhimi i mushkërive, ka prekur gjykatësin.
Ja çfarë i tha gjykatësi: “Ti erdhe në Britani për të fituar para që t’i dërgoje tek familja jote e varfër dhe për të ndihmuar djalin tënd të sëmurë rëndë, që nuk do përmirësohet kurrë”.
“Do ishte mizore që të mos kishim simpati për këtë situatë, por vetë je implikuar në një aktivitet ilegal”.
“Bëhet fjalë për një sasi të madhe kanabisi, e cila ka vlerën e mijëra sterlinave nëse do shitej në rrugë”.
“E kuptoj që ti je thjesht punëtori këtu, nën urdhrat e kriminelëve të mëdhenj”.
“Me shumë gjasa do deportohesh në Shqipëri”.