Shqiptarin e kthejnë nga Italia pas një vrasjeje, në Rinas i zbulohet sekreti që fshihte prej vitesh

Ndalohet ne Rinas shqiptari i denuar ne Itali per “Vjedhje me pasojë vdekjen”, i cili kishte identitet të dyfishtë per t’i shpetuar ndjekejs nga policia.

Policia ben me dije se Italia ka kthyer shtetasin Kristian Deda, 41 vjeç, i cili kishte vuajtur dënimin në shtetin Italian, me 17 vite burgim për vrasjen e një shtetasi Italian. Gjate intervistimit dhe pas dyshimeve, policia ka zbuluar se ai eshte Agron Lleshaj, 41 vjeç, banues në Mamurras.

Njoftimi i plote:

Me datë 18.01.2018, nga policia italiane është kthyer deportiv shtetasi Kristian Deda, 41 vjeç, i cili kishte vuajtur dënimin në shtetin Italian, me 17 vite burgim për vrasjen e një shtetasi Italian.

Gjatë intervistimit në Rinas, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, kanë krijuar dyshime për gjeneralitet e këtij shtetasi.

Pas një pune profesionale hetimore prej 4 orësh, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin kanë arritur të zbulojnë identitetin e dytë dhe të vërtetë të këtij shtetasi të deportuar, konkretisht: Agron Lleshaj, 41 vjeç, banues në Mamurras.

Shtetasi i lartpërmendur është i dënuar në mungesë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, me vendimin Nr. 72 datë 16.01.2001, me 18 vite burg

Shtetasi Agron Lleshaj iu dorëzua Komisariatit të Policisë Kurbin për veprime të mëtejshme proceduriale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin, kanë bërë ekzekutimin e urdhrit të ndalimit për këtë shtetas, për veprat penale të “Vjedhje me armë me pasojë vdekjen, kryer në bashkëpunim” “Prodhimi dhe mbajtja pa leje të armëve luftarake”dhe të “Armëmbajtjes pa leje të armëve të gjuetisë”. Nenet 141 e 25, 278/2 dhe 280 të Kodit Penal

Ky shtetas, me datë 09.04.2000 në aksin nacional Tiranë – Laç, në vendin e quajtur Ura e Drojes, në bashkëpunim me shtetasin G. D, të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, në tentativë për ta vjedhur, kanë plagosur shtetasin G.G., i cili më pas ka gjetur vdekjen.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme