Shqiptohen 161 gjoba për shkelje të rregullave në trafik

Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (01.03.2022) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në trafik.

– Advertisements –

Nga MPB thonë se në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 161 gjoba, nga të cilat 62 sanksione për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 14 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, pesë sanksione për automjete të paregjistruara.

“Janë vendosur 10 masa për përdorim të celularit, pesë për kalim në sinjalizim të mbyllur (dritë të kuqe), 41 për parkim të paligjshëm”.

“Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme